Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka uruar James Cleverly për emërimin si Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe.
Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe.
“Urime James Cleverly për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit të Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim”.
“Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe”, ka shkruar kryediplomatja. /Telegrafi/