Gërvalla falënderon Monakon për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Principatës së Monakos, Fabrice Notari.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, këtë të enjte ka njoftuar se ka takuar Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Principatës së Monakos, Fabrice Notari.

Gërvalla e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Monako ka potencuar se me deputetin Notari ka pasur një takim të ngrohtë dhe shumë produktiv, ku ndër të tjera është diskutuar thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Kryediplomatja kosovare, siç ka njoftuar vetë ajo, ka falënderuar Principatën e Monakos për mbështetjen e dhënë Kosovës sidomos për procesin e telekomunikacionit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat e qendrore të këtij takimi bilateral”. /Albanianpost.com

Read Previous

Lirika Deva, një tjetër paraqitje e mirë në “Gangwon 2024”

Read Next

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dorëhiqet sot, Xhaferi pritet të bëhet kryeministër