Gazetari i pavarur turk arrestohet nën dyshimin se ka shpërndarë lajme të rreme rreth tërmetit

Gazetari turk Mir Ali Koçer, i cili publikoi në Twitter historitë e të mbijetuarve dhe shpëtimtarëve pas tërmetit shkatërrues në Turqi, është arrestuar nën dyshimin se ka përhapur lajme të rreme dhe mund të dënohet me tre vjet burg.

Ky gazetar i pavarur ishte më shumë se 200 kilometra nga epiqendra kur tërmeti goditi shtetin turk më 6 shkurt. Ai shkoi me kamerën e tij në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.

Ai është një nga të paktën katër gazetarët që po hetohen shkaku i raportimeve “jokorrekte” mbi tërmetin.

Grupet e lirisë së medias thanë se dhjetëra njerëz u arrestuan, u ngacmuan ose u penguan të raportojnë.

Autoritetet turke nuk kanë komentuar këto arrestime, raporton bbc.

Të paktën 50 mijë njerëz vdiqën në tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Ademi flet pas skandalit me kurdisje: Jemi në pritje të bashkëpunojmë, do t’i luftojmë fuqishëm dukuritë negative

Read Next

Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin