Gastronomët kërkojnë që të lirohen nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po bën thirrje për të gjitha komunat, që të lirohen nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike, respektivisht të tarracave.

Sipas tyre, kjo gjë po luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e të bërit biznes në rrethana të jashtëzakonshme të shëndetit publik dhe ekonomik.

Ata thonë se vitin e kaluar një numër shumë i madh i komunave i kanë liruar këto shfrytëzime nga pagesa duke ndikuar pozitivisht në gjendjen ekonomike të gastronomisë.

“Megjithatë, disa komuna tashmë janë dëshmuar si shembull i mirë se si duhet të menaxhohet gjendja e bizneseve, duke vazhduar lirimin e shfrytëzimit të terracave edhe për më shumë kohë“, thuhet në njoftimin e tyre.

Read Previous

​Ministri Krasniqi për vizitë zyrtare në shtetin IOWA

Read Next

Më shumë se dy shekuj lashtësi ka kulla e familjes Alija