Gashi: S’ka ndodh në histori të Kosovës që një kryeministër të qëndrojë 10 ditë në Greqi me buxhet të shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar Qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës në Deçan.

Gashi ka thënë se reagimi institucional në lidhje me ndodhitë në Deçan ishte shumë i vonshëm.

Ai është shprehur se nuk ka ndodhur asnjëherë, siç ka thënë ai me buxhet të shtetit, që një kryeministër të qëndrojë në një konferncë internacionaliste në Greqi, ku sipas tij flitet për ide komuniste.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës një kryeministër me buxhet shteti qëndron në një konferencë interenacionale në Greqi, ku flitet për ide komuniste. Ky kryeministër ka dështu me u përgjigjë në Deçan për të mirën e qytetarëve. Qëndron me paret e buxhetit me familje”.

Read Previous

Opozita e kritikon Qeverinë për neglizhimin e situatës në Deçan

Read Next

Haliti: Qeveria urgjentisht duhet të marrë masa për të gjitha qytetet që nuk e kanë ujin e filtruar