Ftesa e Shqipërisë i jep krahë Arbnor Mujës, shpërthen me gol e asistim, shpallet lojtar i ndeshjes

Arbnor Muja ka shpërthyer me tu rikthyer nga Kombëtarja e Shqipërisë te skuadra e tij Royal Antwerp.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga banka rezervë ndeshjen ndaj Westerlos të cilën Antwerp e fitoi me rezultat 3-0 si mysafir.

Por me tu inkuadruar në ndeshje, Muja shkëlqeu fillimisht me asistim në minutën e 68-të për golin e Jalle Bateillen për 2-0.

E në minutën e 84-të, reprezentuesi shqiptar Muja u gjend bukur në zonë duke realizuar për 3-0.

Për mitrovicasin ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit belg, derisa asistimi i parë.

Ai nga SofaScore u shpall si lojtar i ndeshjes, pas golit dhe asistimit me notën 8.7 edhe pse luajti 26 minuta.

Muja gjuajti dy herë në kuadrat, ndërsa njëherë jashtë.

Me këto tre pikë, Antwerp ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 11 sosh pas gjashtë dueleve të zhvilluara. /Telegrafi/

Read Previous

Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll, këto tri ndeshje do të zhvillohen sot

Read Next

Ronaldo zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë në karrierën e tij