Në fshatin Jahoc në komunën e Gjakovës banorët kanë një sërë problemesh që ju vështirësojnë përditshmërinë . Këtu rruga veq se është dëmtuar. Asfalti ka filluar të bie anash sepse nuk ka bazë ose një mur mbajtës që do të pengonte rrënimin e saj. Madje banorët thonë që para disa viteve në këtë rrugë ka ndodhur edhe një aksident i cili ka përfunduar me fatalitet.
Një tjetër preukopim i banorëve është edhe mungesa e ndriçimit publik. Poashtu ata thonë se në disa vende të këtij fshati janë ndërtuar kanale të ujitjes por në disa të tjera jo.
Banorët në këtë fshat gjithashtu kanë probleme edhe me shtyllat elektrike, ato janë të vjetëruara dhe mund të bien edhe nëpër oborre private. Ata mbesin me shpresën që institucionet përgjegjëse të marrin parasysh këto ankesa pasi që siç thanë ata janë tatim pagues të rregullt.