Mirëkuptimi, çelësi i suksesit në shkollën “Kelmend Rizvanolli”

Misionin e tyre mësimdhënëset e shkollës fillore në Gjakovë “Kelmend Rizvanolli” e konsiderojnë të shenjtë, por një tjetër gjë që e kanë shumë të çmuar është raporti përtej kolegialitetit, që kalon në një miqësi të artë, të ndërtuar ndër vite.

Përvojën shumëvjeçare në këtë institucion arsimor e çmon edhe mësuese Arjeta, ajo thotë se pos që është nder të punosh në këtë shkollë është kënaqësi kur e di se çdo ditë ke të bësh me një staf të mrekullueshëm.

Po nëse flasim për barazinë e kuotës mes femrave dhe meshkujve në këtë shkollë dominojnë femrat. Kjo gjë është rastësi kështu thotë drejtoresha, Valma Kamishi e cila është në krye të kësaj vatre arsimore.

“Harmonia që kemi brenda mureve të kësaj shkolle është çelësi i suksesit në shkollën tonë” shtoi më tej , drejtoresha e këtushme, Valma Kamishi.

Read Previous

Fshati Jahoc përballet me një sërë problemesh

Read Next

Në Pejë janë imunizuar 88 mijë qytetarë me vaksinën kundër COVID-19