Në Pejë janë imunizuar 88 mijë qytetarë me vaksinën kundër COVID-19

Tashmë kur situata me pandeminë COVID-19 është e qetë në gjithë vendin, edhe në komunën e Pejës është një situatë stabile. Drejtori në detyrë i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Petrit Loci ka treguar se prej fillimit të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 e deri më sot në këtë komunë janë imunizuar rreth 80 mijë qytetarë.

Tani kur jemi në muajin tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Pejës po ofrohen falas ekzaminime mamografike. Ky shërbim deri më tani ka munguar ndërsa pajisja e mamografit është blerë me mjetet vetanake të komunës.

Falë infrastrukturës dhe paisjeve moderne tashmë në këtë qendër ofrohen një gamë më e gjerë e shërbimeve përfshirë ato të mjekësisë famijare, diagonistikës dhe konsulencës. Krahas kësaj drejtoria e shëndetësisë është duke investuar në zgjerimin e shërbimeve laboratorike, ku kryhen analiza hematologjike, biokimike dhe të tjera.

Sfidë kryesore ka qenë mungesa në furnizimet me material shpenzues dhe barna nga lista esenciale. Por sipas drejtorit këto mungesa po i mbulojnë me mjetet vetanake.

Në kuadër të projekteve kapitale të cilat fokus kanë përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve shëndetësore në këtë qendër është investuar edhe në nyjet sanitare . Pamjet më poshtë tregojnë se një kujdes i veçantë këtu i kushtohet edhe higjienës jo vetëm në këtë ambient por të gjitha hapësirat tjera. Tutje drejtori ka theksuar se testimet për COVID-19 po mundësohen në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe brenda ditës po realizohen deri në 50 testime. Theksojmë se komuna e Pejës përveç QKMF-së ka edhe 10 QMF dhe 11 AMF  në të gjithë territorin e saj.

Read Previous

Mirëkuptimi, çelësi i suksesit në shkollën “Kelmend Rizvanolli”

Read Next

​Ngritja e çmimeve, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e Qeverisë