Frontex: Imigrimi i parregullt u rrit 10% në gjysmën e parë të 2023

Imigrimi i parregullt në Bashkimin Evropian u rrit me një të dhjetën në gjysmën e parë të vitit 2023 krahasuar me vitin e kaluar, tha agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, me shumicën e mbërritjeve që vijnë përmes rrugës mesdhetare.

Frontex raportoi 132 mijë e 370 përpjekje për të hyrë në BE jashtë pikave të rregullta kufitare nga fillimi i vitit deri në fund të qershorit, që është 10 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, raporton Reuters.

Ata thonë se kalimet nëpër Mesdheun qendror u rritën me më shumë se një të tretën dhe përbënin gjysmën e totalit ndërsa mbërritjet nga Tunizia në Itali u rritën.

Trafiku në të gjitha rrugët e tjera për në BE u reduktua në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2022.

Në fillim të këtij muaji, Bashkimi Evropian nënshkroi një marrëveshje me Tunizinë për të frenuar migrimin e parregullt në bllok.

BE-ja ka kërkuar prej kohësh të reduktojë imigracionin e parregullt nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Kjo, pavarësisht kritikave nga aktivistët e të drejtave të njeriut se mbështet sundimtarët me kredenciale të dobëta demokratike për ta arritur këtë.

Agjencia e BE-së për të drejtat e njeriut tha se do të shqyrtojë marrëveshjen me Tunizinë dhe tashmë po shqyrton nëse Frontex është në përputhje me detyrimet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë detyrën për të shpëtuar jetë në det, ndërsa ndihmon në menaxhimin e kufijve të jashtëm të bllokut 27-vendesh. /Albanianpost.com

Read Previous

Chelsea “dorëzohet” për Caicedo, “blutë” gati 3 emra të tjerë për mesfushën

Read Next

250 kamera të trupit për policët e Kosovës, Hoxha: Do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën