Chelsea “dorëzohet” për Caicedo, “blutë” gati 3 emra të tjerë për mesfushën

Pas refuzimit të ofertës së tretë prej 80 milionë paundësh, nga “pulëbardhat” e Brighton, për kartonin e 21-vjeçarit, Moises Caicedo, duket se “blutë” e Chelsea po “heqin dorë” nga shërbimet e ekuadorianit dhe në listën e teknikut Pochettino janë 3 emra të tjerë.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Chelsea nuk do të “dorëzohet” menjëherë për Caicedo, pasi do të tentojë afrimin e tij deri në fundin e merkatos së verës, por në rast se nuk arrihet akordi, bordi i “bluve” ka gati 3 emra nga 3 kampionate të ndryshme për repartin e mesfushës.

I pari mbetet “fantazisti” i talentuar i spanjollëve të Celta Vigo, Gabri Veiga, me këtë të fundit, që ka shkëlqyer sezonin e shkuar në La Liga. Pas Veiga, në listë gjishashtu janë dhe mesfushori amerikan i Leeds United, Tyler Adams, si dhe “shkatërruesi” argjentinas i Ajax, Edson Alvarez. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

SHBA-të kërkojnë të kufizojnë qasjen e FBI-së në të dhënat e spiunazhit

Read Next

Frontex: Imigrimi i parregullt u rrit 10% në gjysmën e parë të 2023