250 kamera të trupit për policët e Kosovës, Hoxha: Do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën

Sot është bërë pranimi i donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Gazmend Hoxha, drejtor i Policisë së Kosovës falënderoi Ambasadën Amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme, gjersa bëri të ditur se si donacion kanë marr 250 kamera të trupit.

Kamerat e trupit për policët e Kosovës

“Ne si Polici mundohem t’i kryejmë detyrat me nder dhe respekt, bazuar në ligjin dhe standardet më të larta demokratike…”, tha ai.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha

Drejtori Hoxha tha se 250 kamerat e trupit për Policinë e Kosovës do të jenë të dobishme, si dhe do të rrisin llogaridhënien dhe transparencën e punës.

“Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e besimit te qytetarët”, tha ai.

Kamerat e trupit për policët e Kosovës

Drejtori i Policisë theksoi më tej se këto kamera do të përdoren nga njësitet e trafikut dhe nga njësitet e policisë kufitare.

“Një pjesë e tyre do të shpërndahen edhe në veri të Kosovës…”, tha ai.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha gjatë konferencës për media

Ndërkaq, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se këto kamera të trupit janë një resurs i ri që ka rëndësi jetike për zbatimin e ligjit.

Ambasadori theksoi se kamerat e trupit do të rrisin besimin e publikut në polici, do të ofrojnë dëshmi të paanshme të ndërveprimeve ndërmjet policisë dhe komuniteteve dhe do të përmirësojnë ndjeshëm llogaridhënien. /Telegrafi/

Read Previous

Frontex: Imigrimi i parregullt u rrit 10% në gjysmën e parë të 2023

Read Next

Lista përfundimtare për përfituesit e thirrjes publike për informim të drejtë