Franca dhe Kosova synojnë të arrijnë marrëveshje për bashkëprodhim të filmave

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur shumë i lumtur pas pjesëmarrjes në javën e Filmit Frankofon.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Çeku ka bërë të ditur se Kosova dhe Franca synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje që do të përfshinte bashkëprodhimin e filmave mes kineastëve të Kosovës e Francës.

Në panel ishin të pranishëm Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, Pascal Brunet, Drejtor i Relais Culture Europe, Julien Ezanno nga Qendra Kinematografike e Francës dhe Lum Çitaku nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët më 16 nëntor për të avancuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës në fushat e kulturës, arsimit dhe diplomacisë publike. 

/KultPlus.com/

Read Previous

Kurti dhe Lajçak takohen në Vjenë, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Read Next

Rritet numri i viktimave të COVID-19 në Shqipëri, ulen rastet e reja