Kurti dhe Lajçak takohen në Vjenë, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar sot në Vjenë.

Kështu ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në Twitter duke theksuar se me Kurtin kanë pasur një diskutim të thellë për dialogun.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore.

Sipas komunikatës, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin do të diskutojë mbi “marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

/Kallxo.com/

Read Previous

Numri i automjeteve të regjistruara në Kinë pritet të kalojë mbi 300 milionë, deri në fund të 2021

Read Next

Franca dhe Kosova synojnë të arrijnë marrëveshje për bashkëprodhim të filmave