Fito shpërblime dhe udhëtime në Evropë duke mbledh kapakë Rugove

Bëhuni gati për një mundësi fantastike për të fituar disa shpërblime të pabesueshme nga
Ujë Rugove. Gjithçka ka të bëjë me mbledhjen e kapakëve, dhe, shpërblimet padyshim ia
vlejnë!

Për t’u bërë pjesë e kësaj loje emocionuese shpërblimi, gjithçka që duhet të bëni është të
grumbulloni gjithsej 12 kapakë në total. Sigurohuni që të keni 2 kapakë Ujë Rugove të
çdo ngjyre (5 ngjyra) dhe dy kapakë Ujë Kllokoti. Më pas vendosni kapakët në zarf të
bardhë, shkruani Emrin, Mbiemrin, Adresën dhe Numrin e Telefonit dhe dërgoni zarfin
përmes postës në adresën postare: Ujë Rugove, Shkabaj, Obiliq 15000.

Pasi të keni dërguar zarfin, ju jeni zyrtarisht pjesë e lojës. Ju mund të dërgoni më shumë
se një zarf, për t’i rritur gjasat për të fituar!

Shpërblimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga:

  • 30 Trotinetë Birdie për fëmijë,
  • 10 Skuterë Elektrik Yadea G5,
  • 1 Mondial Pagani,
  • 5 udhëtime çift në Romë,
  • 5 udhëtime çift në Paris,
  • 5 udhëtime çift në Barcelonë,
  • 5 udhëtime çift në Budapest.

Çfarë po pret? Filloni blerjet e shisheve të Ujë Rugove dhe Ujë Kllokoti 0.5l dhe 1.5l,
mblidhni kapakët dhe dërgoni me postë. Shpërblimet janë vetëm një hap larg!

Read Previous

Organizatat i shkruajnë OKB-së, kërkojnë dëmshpërblim për komunitetet RAE që u helmuan duke iu ekspozuar plumbit

Read Next

Vajzat e Kosovës pësojnë humbje të thellë në kualifikimet për Kampionatin Evropian