Pak rëndësi ka mosha, këtu zë vend dëshira dhe pasioni për vallëzimin. Muzikë, lëvizje të bukura mbi të gjjitha fëmijë të talentuar praktikojnë baletin në shkollën e muzikës “In Tune” në Gjakovë.
i Lumturia e fëmijëve do të thotë lumturi për prindërit të cilët mundohen që çdo dëshirë të fëmijëve ta kthejnë në realitet.
Një balerin i dëshmuar me një përvojë 20 vjeçare, koreografi, Prek Memaj ka thënë se është një kënaqësi e veçantë të punosh me fëmijë.
Përmes kamerës së TV Syri ju prezantuam vetëm një nga aktivitetet e shkollës shumëdimensionale, ku pothuajse çdo fëmijë ka mundësinë të zgjedh për ta zhvilluar talentin, po pse jo edhe profesionin e së ardhmes.