Fillojnë takimet me qytetarë për prezantimin e planit zhvillimor 2022-2026 të Gjakovës

Drejtoria për urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit në komunën e Gjakovës ka filluar shqyrtimin dhe prezentimin publik të draftit të planit zhvillimor komunal 2022-2026, me ç’rast ka ftuar qytetarët e të gjitha bashkësive lokale në komunën e Gjakovës që të bashkohen. Ky aktivitet filloi me bashkësinë e parë lokale  mirëpo interesimi i qytetarëve ishte shumë i vogël.

Zyrtarët nga kjo drejtori vazhduan aktivitetin e tyre edhe në bashkësinë lokale numër 2 e cila ishte planifikuar të mbahej në shkollën “Mazllom Këpuska” por që këtu qytetarët nuk paraqitën interes për pjesëmarrje. Zyrtarët nga kjo drejtori përmes televizionit tonë apeluan që qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë e këtyre takimeve sepse si të tilla janë në interes të tyre.

Prezantimi i planit zhvillimor nga kjo drejtori do të vazhdojë në të gjitha bashkësitë lokale dhe këshillat lokal në zonat rurale dhe urbane të komunës së Gjakovës.

Read Previous

Gastronomët kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë kjo pikë nga masat

Read Next

Policia e Kosovës nga 30 gushti në nivel regjional ka shqiptuar 299 gjoba anticovid