Fanella e re e Barcelonës, miliona euro të fituara brenda 24 orëve

Barcelona ka pasuar arkat e saj edhe më shumë pas publikimit të fanellës së re, të cilën e prezantuan para disa ditësh.

Sipas mediumit Jijantes, Barcelona fitoi dy milionë euro brenda 24 orëve të para nga shitja e fanellës së re të sezonit 2025/26.

Barcelona më parë regjistroi 360,000 euro shitje vetëm në dyqanet e saj online në Spanjë.

The new jersey for the 25/26 season

Fanella e re po shitet shumë shpejt, me ngjyrat dhe vijat e forta të Blaugranëve që po tërheqin ‘Culers’ dhe tifozë të tjerë të futbollit për ta blerë atë.

Barcelona mund të fitojë më shumë se 50 milionë euro nga shitja e fanellave të saj para se të përfundojë sezoni.

Fanellat shpesh shiten mirë kur lojtarët luajnë mirë në fushë.

Barca po korr frytet e performancës së tyre të shkëlqyer sezonin e kaluar, kur fituan La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani paralajmëron pasoja juridike nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditësh

Read Next

Osmani: Për votim të fshehtë duhet të ketë konsensus