Facebooku pritet të lansojë orën inteligjente në vitin 2022

Facebook logo displayed on iPhone screen is seen in this illustration photo taken in Poland on February 8, 2021. Facebook reacted negatively to Apple’s privacy policy changes. (Photo illustration by Jakub Porzycki/NurPhoto via Getty Images)

Rrjeti social Facebook, po ndërton një orë inteligjente që pritet të lansohet në vitin 2022.

Ora do të përqendrohet në paketën e aplikacioneve të Facebook – të tilla si Instagram, Messenger dhe WhatsApp – për të dërguar mesazhe te njëri-tjetri, si dhe integrimin me aplikacionet nga kompanitë e shëndetit dhe palestrës, siç dokumentohet nga The Information.

Ora intelegjente e Facebookut do të ketë lidhje celulare të integruar, që të funksionojë edhe pa pasur me vete telefonin celular. Kjo po bëhet që përdoruesit të mos kenë nevojë të mbajnë me vete dy pajisje gjatë ecjes ose ushtrimeve.

Ora inteligjente pritet të vijë me sistemin operativ Android të Google, por raporti tregon se Facebook synon të projektojë sistemin e vet operativ në të ardhmen e afërt.

Facebooku nuk e mohoi e as pohoi një informacion të tillë kur u pyet nga Independent./Ekonomiaonline

Read Previous

Në Kosovë, 2.3 përqind e të infektuarve me Covid-19 përfunduan me vdekje

Read Next

Ish-krerët e UÇK-së dalin në seancën e tretë para Speciales