Ish-ylli i Arsenalit, Chelseat dhe Barcelonës , Cesc Fabregas, është gati të marrë rolin e tij të parë si trajner, duke u bërë shefi i Como në Serinë B.
36-vjeçari do të emërohet si trajneri i ri i Como pas shkarkimit të Moreno Longo.
Como mundi Ascolin 1-0 në udhëtim të shtunën pasdite, por Longo u shkarkua gjithsesi, dhe raporte të shumta në Itali, përfshirë Fabrizio Romano, raportojnë se ish- trajneri i Torinos do të zëvendësohet nga Fabregas.
Spanjolli u emërua trajner i ekipit të të rinjve verën e kaluar pasi përfundoi karrierën e tij si lojtar në Como.
Ky do të jetë emërimi i tij i parë si trajner i ekipit të parë. Como aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie B me 21 pikë në 12 ndeshje. Ata janë në zonën e play-off-it, tetë pikë poshtë liderit Parma.
Fabregas luajti 17 ndeshje në Serie B me Como sezonin e kaluar, derisa spanjolli te skuadra italiane ka edhe aksione të blera së bashku me Thierry Henry.
/Telegrafi/