Amnistia e katalanasve, spanjollët protestojnë kundër Sanchez

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Spanjë kundër planeve të kryeministrit në detyrë Pedro Sanchez për të dhënë amnisti për separatistët katalanas në këmbim të mbështetjes për një mandat tjetër në detyrë.

Qeveria siguroi një marrëveshje me partinë separatiste katalane Junts të enjten, e cila përfshin miratimin e një ligji kontestues që u jep amnisti të dënuarve për përpjekjen e Katalonjës për t’u shkëputur nga Spanja në vitin 2017.

Marrëveshja shkaktoi valë tronditëse në të gjithë vendin, me kundërshtarët konservatorë të Sanchez-it që e akuzuan atë për vendime që të përfitojë politikisht.

Autoritetet thanë se 80,000 njerëz dolën në Madrid, por organizatoret e protestës thanë se protestuan afro një milion.

Pas zgjedhjeve të 23 korrikut, socialistët kaluan javë të tëra duke negociuar me parti më të vogla, duke përfshirë platformën e së majtës ekstreme Sumar dhe partitë nacionaliste katalane, galike dhe baske.

/abcnews/

Read Previous

Shkatërrohet grupi i kokainës në Itali – Katër shqiptarë mes të arrestuarve

Read Next

Fabregas do ta udhëheq për herë të parë një skuadër, së shpejti zyrtarizimi te skuadra italiane