Emergjenca e spitalit në krye të detyrës edhe gjatë festave

Në repartin e emergjencës në Spitalin e Përgjthshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, edhe në ditë pushimi puna vazhdon si në ditë të zakonshme. Situata në kohën kkur qëndroi ekipi ynë ishte kryesisht e qetë. Në këtë repart pos kujdestarit të ditës specialistit të emergjencës, kujdestar është edhe kirurgu.

Në 24 orët e fundit në këtë repart janë trajtuar 56 raste, dhe janë pranuar 7 pacientë në reparte të ndryshme.

Në 24 orëshin e fundit nuk është thirrur gadishmëria pasi nuk ka pasur raste, shtoi më tej mjeku kujdestar teksa theksoi se renovimi i këtij reparti ka përmirësuar shërbimet e këtushme.

Detyrë kryesore e emergjencës së spitalit është që edhe në ditët e festave të ofrojë ndihmë mjekësore adekuate për të gjithë qyetarët e saj, tha mjeku kujdestar.

Read Previous

Kosova pa asnjë gazetë të shtypur, të moshuarit e konsiderojnë si varfëri kulturore

Read Next

Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve