Ekskluzive! Roberts na prezanton bebin e saj

Kjo foto e Emma Roberts me të birin të bën të kuptosh se asgjë nuk është e pamundur! Pa prit pak po pse po themi një gjë të tillë?

Aktores Roberts, kur e diagnostifikuan me endometriozë, mjekët i treguan se endometrioza i shkaktonte probleme me pjellorinë, i thanë se ndoshta kishte nevojë për të ngrirë vezët dhe ajo e bëri këtë.
Ndaj aktorja nuk dëshironte të ndante shpejt me ndjekësit lajmin e shtatzënisë sepse kishte frikë se diçka mund të shkonte keq.

Emma Roberts dhe i dashuri i saj, aktori, Garrett Hedlund u bënë prindër të një djali në 27 dhjetor. Vetëm pak orë më parë Emma postoi të parën foto me djalin matchy-matchy të dy me portokalli.
“Faleminderit 2020 që solle edhe diçka të mirë. Ndriçimi ynë Rhodes Robert Hedlund”, shkruan Emma.

Read Previous

Çerekfinalja e Kupës së Italisë – Fiorentina pret Interin

Read Next

AAK prezanton kandidatët për deputet nga Gjakova