Një fëmijë 4-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën në repartin e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej prej dy ditësh.
Pavarësisht intervenimit të mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, fëmija nuk ka arritur që të mbijetojë.
Vdekjen e 4-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës, e të cilë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.
Deklarata e plotë e Policisë :
“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”
/GazetaSinjali/