E mitura në Gjakovë inskenon se u rrëmbye dhe u dhunua nga dy persona të panjohur

Ngacmimet seksuale, sulmet e dhunimet janë bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku në të shumtën e rasteve, viktimat raportohen të jenë vajza të mitura. Zakonisht rastet e tilla denoncohen nga vetë ato, ose edhe nga prindërit që vërejnë se diçka nuk shkon me fëmijët e tyre.

Një rast më ndryshe ka ndodhur së fundi në fshatin Batush të Gjakovës, ku një 14-vjeçare ka deklaruar se është dhunuar seksualisht nga dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e mitura ka deklaruar se në pikë të ditës dy persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe e kanë dërguar me veturë në një vend të panjohur, ku sipas saj është keqtrajtuar seksualisht.

Në kuadër të veprimeve hetimore, 14-vjeçarja është dërguar për ekzaminim mjekësor në spital, ku është konstatuar se e njëjta nuk është dhunuar seksualisht.

Pas kësaj, ajo ka rrëfyer në Polici se gjithë ngjarjen e ka trilluar nga frika se familjarët do ta qortonin që ishte vonuar të kthehej në shtëpi. E njëjta ka bërë të ditur se me vetdëshirë ka shkuar në një motel në Gjakovë, mirëpo nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa ka thënë se kontaktin e parë intim e ka pasur në muajin qershor.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunim’.

Ndryshe brenda 24 orëve në Gjakovë janë iniciuar dy raste të dhunimit, e ku viktima janë vajzat nën moshën 18-vjeçare.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kriza energjitike në Evropë, KE po konsideron vendosjen e një çmimi tavan për gazin

Read Next

Referimi skandaloz kundër Interit, Barcelona pritet të raportojë gjyqtarin në UEFA