Kriza energjitike në Evropë, KE po konsideron vendosjen e një çmimi tavan për gazin

“Çmimet e larta të gazit rrisin çmimet e energjisë elektrike. Ne duhet ta kufizojnë këtë ndikim që shkakton inflacion në Evropë.”

Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e BE-së Ursula von der Leyen ndërsa shtoi se KE është gati të diskutojë për vendosjen e një tavani për çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.

“Ky tavan do të ishte gjithashtu një hap i parë drejt një reforme strukturore të tregut të energjisë elektrike”.

Von der Leyen sqaroi më pas, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian se do të shihen edhe çmimet e gazit përtej tregut të energjisë elektrike.

“Një tavan i tillë për çmimet e gazit duhet të projektohet në mënyrë adekuate për të garantuar sigurinë e tregut të furnizimit me gaz. Dhe është një zgjidhje e përkohshme për të përballuar faktin që Ttf, standardi ynë kryesor për çmimet, nuk është më përfaqësues i tregut tonë, i cili sot përfshin më shumë LNG”. /abcnews.al/

Read Previous

SBASHK: Jemi në pritje të pagave për mësimdhënësit

Read Next

E mitura në Gjakovë inskenon se u rrëmbye dhe u dhunua nga dy persona të panjohur