E diela tragjike – tre persona humbën jetën nga rënia në lumë, në mesin e tyre dy fëmijë

Të dielën më 22 maj, tre persona humbën jetën si pasojë e rënies në lumë, në mesin e tyre edhe dy fëmijë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash.

Fillimisht dje u raportua se rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, në lumin e fshatit Deiq të Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja.

Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi në orët e pasdites 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë.

Trupin e viktimës nga lumi kanë arritur ta nxjerrin ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së.

Rastin e konfirmuan nga Policia e Kosovës, duke njoftuar se rasti kishte ndodhur rreth orës 17:50. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t’u larë”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Gjithashtu jetën e humbi edhe një 6 vjeçar në Dragash, si pasojë e rënies në lumë nga një urë.

/telegrafi/

Read Previous

Parashikimi i motit për këtë javë

Read Next

Lija e majmunëve, OBSH: Bota po përballet me sfida të frikshme