Parashikimi i motit për këtë javë

Mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë kësaj jave.

Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. 

Mirëpo sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë celsius. 

Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. 

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Read Previous

Kurti e Latifi u pritën në takim nga drejtuesit e New York Medical College

Read Next

E diela tragjike – tre persona humbën jetën nga rënia në lumë, në mesin e tyre dy fëmijë