Dy rrugë në paralagjen Brekoc dhe rruga kryesore te sheshi “Agron Rama” pa ndriçim

Në paralagjen Brekoc në qytetin e Gjakovës, konkretisht tek rrugët “Drenica” dhe “Shote Galica” ka mungesë të ndriçimit publik. Banorët shprehen të shqetësuar pasi që kjo situatë e krijuar tashmë 3 vjet po u sjell telashe dhe pasiguri gjatë lëvizjes.

Një tjetër rrugë tejet e rëndësishme ku automjete të shumta qarkullojnë vazhdimisht nga Shqipëria në Gjakovë dhe anasjelltas. Është kjo rruga që të shpie prej sheshit Agron Rama, në drejtim të fshatrave të Rekës së Keqe dhe pikës kufitare në Morinë. Përveç makinave kjo rrugë e pa ndriçuar po paraqet rrezik edhe për këmbësorët që vazhdimisht frekuentojnë këtë anë.

Ne kontaktuam Drejtorinë e Shërbime Publike në Komunën e Gjakovës, për të kuptuar arsyen e mos funksionimit të ndriçimit në këto pjesë të qytetit. Përmes e-mailit Lekë Sina nga kjo drejtori tha se:  Rrugët e raportuara nga ju, të cilave nuk  është duke ju funksionuar ndriçimi publik, i kemi raportuar tek operatori i kontraktuar për mirëmbajtje dhe presim që shumë shpejt të bëhet funksionalizimi i tyre.

Sipas kësaj drejtorie pritet që kontraktuesi të kryej obligimet dhe banorëve të këtyre lagjeve të ju kthehet ndriçimi.

Read Previous

Qytetet me më së shumti të vaksinuar në Kosovë, Gjakova ndër to

Read Next

Lodrat tek parku “Rinia” jo të sigurta për lojë