Dy raste të dhunimit të të miturave gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Dy raste të dhunimit dhe një rast i sulmit seksual kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku viktima kanë qenë tri vajza të mitura.

Në Prishtinë, viktima femër, e mitur, ka raportuar se para tre ditësh është abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Edhe në Prizren, një i dyshuar dje është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën kosovare të mitur.

Një rast i sulmit seksual ndaj një të miture ka ndodhur në Vushtrri, ku dyshohet se një mashkull ka ngacmuar seksualisht viktimën femër të mitur. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i sulmit seksual ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku dje në orët e hershme të mëngjesit, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull  kosovar, i cili është arrestuar  dhe dërguar në mbajtje.

/Klankosova.tv

Read Previous

Biden: Ukraina nuk na dëgjoi kur e paralajmëruam për pushtimin rus

Read Next

Rama: ‘Ballkani i Hapur’ është një njësi e zbatimit të ‘Procesit të Berlinit’