Dy raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës, ka raportuar për dy raste të ndryshme të dhunës fizike brenda në familje.

Në Prishtinë, sipas Policisë së Kosovës, ka raportuar për një të dyshuar në Prishtinë, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe i njëjti posedonte armë.

I dyshuari ka larguar nga shtëpia bashkëshorten së bashku me fëmijët e saj, derisa viktima ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës.

“Njësiti policor gjatë kontrollit armën e ka konfiskuar. Lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Derisa edhe në Gjakovë raportohet për një rast dhune, ku siç thuhet në raport policor një i dyshuar kishte sulmuar fizikisht një viktimë femër.

”Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, potencohet në raport. /Albanianpost.com

Read Previous

Policia ndalon tre persona për kalim ilegal të kufirit Kosovë-Serbi

Read Next

Itali: Foshnja e porsalindur rrëmbehet nga një çift në spital