Dy persona vdesin në Bjeshkët e Junikut

Dy persona kanë humbur tragjikisht jetën sot në Bjeshkët e Junikut.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, deklaruan nga kjo Prokurori. /Klankosova.tv/

Read Previous

Maqedonci: Kosova kulmimin e furnizimit me armë e ka në vitin 2022

Read Next

Sir Jim Ratcliffe pranon marrëveshjen për të blerë 25% të aksioneve të Manchester United