Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

Dy persona janë shkelur me veturë teksa po kalonin zebrat përballë stacionit policor në rrugën “Luan Haradinaj”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka deklaruar se aksidenti ndodhi rreth orës 10:45 gjatë së shtunës.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, tregoi Krasniqi./KosovaPress.

Read Previous

Përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta rreth vaksinës së Covid-19

Read Next

Si të mbështesni dikë që doni që ka depresion pas lindjes