Policia jep detaje shtesë për vjedhjen e radarëve në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime shtesë lidhur me rastin për vjedhjen e pajisjeve mekanike të radarëve civilë të paketuar.

Në këtë sqarim thuhet se më 30 dhjetor 2020 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kishte ardhur një dërgesë për një kompani private nga një shtet evropian. Tutje në sqarim thuhet se kjo dërgesë e adresuar në Kosovë ka rezultuar të jetë dërguar gabim, ku bazuar në procedurat e parapara e njëjta ka mbetur e deponuar në CARGO.

Ku tani tek pas një muaji njësitet e doganës kanë ftuar Policinë e Kosovës për të hetuar rrethanat e mospranisë së dërgesës e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil të cilat kanë qenë të paketuara e që nuk gjendeshin në depo.

“Ashtu siç është raportuar sot përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, më 29.01.2021, nga njësitet e doganës është lajmëruar për një rast i cilësuar ‘vjedhje e rëndë’. Me qëllim të njoftimit në mënyrë të drejtë të opinionit japim sqarimet shtesë lidhur me rastin: Më 30.12.2020, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga një shtet evropian, ka ardhur një dërgesë për një kompani private. Kjo dërgesë e adresuar në Kosovë, ka rezultuar të jetë dërguar gabim, andaj bazuar në procedurat e parapara e njëjta ka mbetur e deponuar në CARGO. Ndërsa tani, më 29.01.2021, policia është ftuar nga njësitet e doganës, për të hetuar rrethanat e mos pranisë së dërgesës, e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil, të cilat kanë qenë të paketuara e të cilat nuk gjendeshin në depo. Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe në koordinim me prokurorin, kanë iniciuar rastin ‘vjedhje e rëndë’ të cilin janë duke e trajtuar dhe hetuar sipas kompetencave ligjore”, thuhet në sqarimin e policisë.

Policia e Kosovës të gjitha veprimet hetimore do t’i ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së rastit.

Ndërkohë që Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) ka mohuar se në Aeroportin e Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar, siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Nga AShNA thonë se vjedhje nuk ka ndodhur në këtë aty dhe se operimet në AShNA janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe pelinit operativ.

Sjellim reagimin e plotë të AShNA-së:

NUK KA NDODHË ASNJË VJEDHJE NË ASHNA, OPERIMET JANË DUKE U ZHVILLUAR NORMALISHT

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton se nuk ka ndodhë vjedhje e pjesëve të radarëve dhe asnjë lloj vjedhje në këtë institucion, siç është raportuar në disa media.

Ky sqarim vie pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti.

Edhe njëherë ASHNA sqaron për opinionin publik se rasti i raportuar si vjedhje e pajisjeve të radarëve nuk ka ndodhur në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe se operimet në ASHNA, janë duke u zhvilluar në bazë të dinamikës së paraparë dhe planit të operimeve dhe standardeve të larta të sigurisë, ku vetëm sot janë të planifikuara mbi 50 operime në ASHNA./KosovaPress

Read Previous

Si të mbështesni dikë që doni që ka depresion pas lindjes

Read Next

​Arsenal – Manchester United, tjetër test për “Djajtë e Kuq”, formacionet e mundshme