Përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta rreth vaksinës së Covid-19

Sa kohë i duhet vaksinës për të dhënë efektin?

Trupit i duhen disa javë për të krijuar antitrupat pas vaksinimit. Qoftë me Pfizer apo Moderna nuk do mund të kesh krijuar imunitet deri në 3 apo 4 javë pas marrjes së dozës së parë.

Kam dëgjuar që nëse merr qetësues dhimbjesh pasi bën vaksinën, ul efektivitetin e saj. A është e vërtetë?

Shumë specialistë sugjerojnë marrjen e qetësuesve të dhimbjeve si për shembull, Ibuprofenin. Ajo që nuk sugjerohet, është marrja e këtij medikamenti, para vaksinimit.

A ka gjasa që të sëmuresh me Covid nga vaksina?

Jo. As Pfizer dhe as Moderna nuk përmbajnë virus të gjallë, të dobët apo të vdekur në përbërje. Kështu që nuk ka asnjë mundësi që të sëmuresh me Covid-19 nga vaksina.

A duhet ta bëj vaksinën nëse tashmë e kam kaluar Covid-19?

Po. Duhet dhe është e nevojshme edhe për ata që kanë kaluar Covid-19. Edhe njerëzve që u ka lënë virusi antitrupa, ende nuk dihet se për sa kohë mund të jenë të mbrojtur. Ata që kanë kaluar Covid-in duket të presin 90 ditë për ta bërë vaksinën.

Kam dëgjuar thashetheme dhe shaka përreth mikroçipit në vaksina. ç`mund të më thuash në lidhje me këtë?

Teoritë konspirative kanë thënë se qeveria ka futur në vaksinë mikroçipa për të gjurmuar lëvizjet e amerikanëve. Ka pasur edhe teori të tjera, që të gjitha nuk janë të vërteta.

Nëse jam vaksinuar, përse duhet ta mbaj ende maskën?

Vetëm kur të jenë vaksinuar të gjithë mund të hiqen maskat. Edhe pse ti je vaksinuar, në ambientet publike që frekuenton ka ende shumë të pavaksinuar. Duhen mbrojtur edhe ata. Për më tepër është e vështirë të kontrollosh kush është vaksinuar e kush jo dhe kush duhet ta mbajë maskën e kush jo.

Read Previous

​Zyra e kryeministrit: Reshjet e orëve të fundit rëndojnë situatën me vërshimet

Read Next

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë