Dy granata u hodhën në Zveçan

Një shpërthim ka ndodhur mesnatën e së hënës tek objekti i Postës në Zveçan.

Si rezultat janë shkaktuar dëme materiale.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.

Zëvedësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Klankosova.tv se atje u hodhën dy granata të dorës.

“Një ka shpërthyer dhe një e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime ka dëme materiale”, ka theksuar Elshani.

Policia po punon për ndriçimin e rastit, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/

Read Previous

26 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Read Next

KFOR: Kemi rreth 4700 trupa në Kosovë