Dy burra rrëmbejnë një person dhe e dërgojnë në Shqipëri, por kapen nga policia

Dy burra kanë rrëmbyer një tjetër në Prizren dhe më pas e kanë dërguar në Shqipëri. Atje, të dyshuarit janë kapur nga policia shqiptare.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është shtetas I Shqipërisë ndërkaq tjetri I Shqipërisë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë  kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë  dorëzuar Policisë së Kosovës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Klankosova.tv/

Read Previous

Trump: Do shpëtoj vendin nga administrata e korruptuar

Read Next

Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Lëndim trupor”