Justin Bieber kryeson listën e këtij viti të nominimeve në MTV Video Music Awards 2021.
Ylli i pop-it ndiqet nga artistët Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Giveon, Lil Nas X dhe e nominuara për herë të parë, Olivia Rodrigo, shkruan DailyMail.
Ndërsa shqiptaret me famë botërore, e vetmja që ka arritur të nominohet është këngëtarja Dua Lipa, e cila është nominuar në çmimet “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.
Shfaqja do të transmetohet njëkohësisht në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.
Ndërsa rastet e Covid vazhdojnë të rriten në shkallë vendi, MTV thekson se shëndeti dhe siguria e artistëve, fansave, stafit dhe partnerëve mbeten përparësia numër një, dhe ajo dhe Barclays Center po punojnë ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të zbatuar praktikat më të mira në mënyrë që të bashkojnë adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota, sipas një raporti këtë javë nga Deadline.