Një shtetas i Malit të Zi njoftoi Policinë e Kosovës se në fshatin Bibaj të Ferizajt më 11.08.2024 rreth orës 02:50, dy persona të panjohur vodhën naftë nga maunja që ai po e drejtonte.
Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht viktimën, dhe ai ka marrë lëndime trupore, njofton Policia.
Sipas PK-së, viktima u dërgua për trajtim mjekësor kurse të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Policia njofton se është njoftuar edhe prokurori.
Rasti i cilësuar si “vjedhje grabitqare” është në hetime. /Kallxo.com/