Drejtori i CIA-s vizitë të fshehtë në Kiev

Drejtori i CIA-s William Burns vizitoi Ukrainën në atë që do të jetë udhëtimi i tij i fundit si kreu i inteligjencës amerikane. Njoftimin e bëri Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në rrjetin X.

“Zakonisht takime të tilla nuk bëhen publike. Të gjitha takimet tona, qoftë në Ukrainë, vende të tjera evropiane, Shtetet e Bashkuara apo pjesë të tjera të botës, u mbajtën pa njoftime zyrtare.

Gjatë gjithë kësaj lufte, ne kemi pasur shumë takime dhe unë jam thellësisht mirënjohës për ndihmën e tij”, shkroi Zelensky në postim krahas një fotografie të tij duke shtrënguar duart me Burns.

“Ne ka të ngjarë të takohemi përsëri dhe me siguri do të shohim se si kjo luftë përfundon me një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme – një paqe për të cilën po punojmë së bashku”, përfundoi Zelensky.

Ky ishte i fundit nga udhëtimet e tij të shpeshta gjatë luftës për t’u takuar me Presidentin Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas./AlsatM

Read Previous

Rriten pritjet te Dheu i Bardhë

Read Next

Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët dhe pensionistët