Qyteti i Dortmundit sot ka marrë ngjyrat kuq dhe zi. Kjo pasi ngado duken tifozët e Kombëtares shqiptare. Dallon mosha, gjinia e profesioni, por emërues i përbashkët i të gjithëve është dëshira për fitore e Shqipërisë.
Kombëtarja shqiptare ndeshet sot me Italinë në ndeshjen e cila është e Grupit B, ku janë edhe Spanja e Kroacia, që gjithashtu luajnë sonte.
Sipas raportimeve, ” Signal Iduna Park”, stadiumi i Borussia Dortmund, sonte do të ketë numër shumë më të madh të tifozëve shqiptarë se sa italianë. /RTKLive/