Donacion për klinikën e Neonatologjisë në Spitalin e Gjakovës

Organizata “Action for Mothers and Chlidren” , në bashkëpunim me Qeverinë Japoneze GGP, kanë dhuruar një inkubator lëvizës për klinikën e Neonatologjisë në Spitalin e Gjakovës.

Sipas organizatës “Action for Mothers and Children” ky inkubator përmban sistemin e oksigjenit dhe ventilatorin neonatal me ç’rast foshnjet e lindura para kohe dhe foshnjet të cilat kanë nevojë për kujdes intensiv në QKUK do të mund të transportohen me këtë inkubator.

Read Previous

Bie fluksi i qarkullimit nëpër pikëkalimet kufitare

Read Next

Pritet që ndeshja e Kosovës kundër Greqisë të zhvillohet në prani të tifozëve