Dita Botërore e Zjarrfikësve

FOTO | TV SYRI

4 Maji është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfikësve, ku shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’i dalë në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë emergjente në raste të ndryshme.

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Read Previous

Sot kancelari gjerman Scholz pret në takime të ndara Kurtin dhe Vuçiqin

Read Next

Mehaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes