Arrestohen dy shtetas turq në Aeroportin e Prishtinës

Dy shtetas të Turqisë, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Të njëjtit tentuan të udhëtojnë me pasaporta që nuk ishin në emrat e tyre.

I dyshuari mashkull tentoi të kalojë kontrollin me një pasaportë në emër të një personi tjetër, ndërsa e dyshuara femër kishte një pasaportë franceze të falsifikuar, gjithashtu në emër të një personi tjetër.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për falsifikim dokumentesh./Telegrafi/

Read Previous

Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta

Read Next

Brenda 10 vitesh, robotët mund të fillojnë t’i operojnë njerëzit