3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Çdo vit kjo datë shënohet për të vlerësuar lirinë e shtypit në botë, për të mbrojtur median nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit të tyre, raporton KosovaPress.
Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2025, Kosova renditet e 99-ta nga 180 shtete, duke shënuar rënien më të madhe në historinë e saj për 24 vende krahasuar me vitin e kaluar.
Renditja e Kosovës ndër vite sipas lirisë së shtypit
Ndër vite, Kosova ishte e 92-ta në vitin 2010, e 87-ta më 2011-2012, e 85-ta më 2013, e 80-ta më 2014, e 87-ta më 2015, e 90-ta më 2016.
Një vit më vonë, më 2017, shënoi ngritje në vendin e 82-të, e cila vazhdoi edhe më 2018 – pozita 78, më 2019-tën e 75-ta, 2020 e 70-ta, për të pësuar rënie më 2021 në pozitën 78.
Më 2022, Kosova u ngrit në pozitën 61 dhe më 2023 ishte në pozitën më të mirë ndonjëherë – 56. Vitin e kaluar Kosova shënoi rënie për 19 vende, duke u renditur e 75-ta./kp/