Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës

Një makinë në pronësi të drejtoreshës së Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko është djegur gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).”

Policia njofton se kanë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./a2news/

Read Previous

​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

Read Next

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi sot në Komisionin e Mbrojtjes