​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

Gjigantët e Serie A, Juventus tashmë po bëjnë planet për afatin kalimtar të verës dhe një emër i ri në listën e tyre të ngushtë është ylli i Lille, Edon Zhegrova.

“Bianconerët” mund të humbasin Federico Chiesan dhe Filip Kostic këtë verë dhe janë lidhur fort me Mason Greenwood të Manchester United. “La Gazzetta dello Sport” thekson se përveç Greenwood, Juve po shikon një tjetër opsion dhe ai është Zhegrova i Lille, i cili po shkëlqen në kampionatin francez.

Juve dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli tashmë janë fikusuar në ndjekjen e Greenëood, por mbetet për t’u parë nëse Zhegrova është një alternativë për anglezin, por ylli kosovar ka grumbulluar dhjetë gola në Ligue 1, duke shënuar pesë herë dhe duke bërë po aq asistime gjithashtu.

Marrëdhënia e Juves me Lille është e shkëlqyer dhe kjo tashmë i ka ndihmuar ata të nënshkruajnë Tiago Djalo dhe Timothy Weah./KP/

Read Previous

​Sot eklipsi total diellor, fenomeni zgjat mbi katër minuta

Read Next

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës