Genc Nuza gjyqtar kryesor në ndeshjen e Ligës së Konferencës
Gjyqtari kosovar Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet Twente dhe Thun, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Takimi do të zhvillohet më 15 tetor në Enschede të Holandës, në kuadër të fazës së ligës së kësaj gare evropiane.
Nuza do të asistohet nga Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Në sistemin e asistencës me video, rolin e AVAR-it do ta ketë Alban Shala.
Delegimi i Nuzës për këtë përballje evropiane përbën një tjetër angazhim ndërkombëtar për gjyqtarët kosovarë. /KosovaPress/