Digjen dy kamionë në Veri të cilët ishin vendosur në barrikada

Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”.

Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Në rast se nuk hiqen barrikadat, Osmani u shpreh institucionet e Kosovës do të veprojnë pasi sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali

E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e sotëm./sinjali/

Read Previous

Pikë kalimi në Merdarë vazhdon të jetë i mbyllur, Dheu i Bardhë më i ngarkuari

Read Next

Ky është mesazhi në arabisht që bllokoi aeroportin me kërcënimin për bombë