Pikë kalimi në Merdarë vazhdon të jetë i mbyllur, Dheu i Bardhë më i ngarkuari

Serbët do të fillojnë me heqjen e barrikadave, bëri të ditur presidenti serb, Aleksandad Vuçiq pas një takimi me serbët nga veriu i Kosovës në qytetin serb të Rashkës. “Ky është një proces i vështirë. Do të zgjasë një periudhë.” Barrikadat janë ngritur prej 19 ditësh në veriun e Kosovës. 

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku koha për të hyrë është rreth 10-20 minuta dhe për të dal 5-10 minuta.

Kjo pikë kufitare po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët të martën vendosën barrikada në anën e Serbisë, shkruan KosovaPress duke u mbështetur në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Kujtojmë se që nga 10 dhjetori, serbët lokalë të ndihmuar nga grupet ekstremiste me mbështetjen e Beogradit kanë vendosur disa barrikada në veri të Kosovës.

Vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq të mërkurën është paralajmëruar se këto të fundit do të largohen.

kalimi

Në ditët e para të vendosjes së barrikadave pati edhe shpërthime dhe shkrepje të armëve të zjarrit. Serbët kishin kërkuar lirimin e tij. Të mërkurën një gjykatës në Prishtinë vendosi kalimin e tij në arrest shtëpiak.

Tensionet u ashpërsuan pasi Serbia vendosi ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie dhe Kosova mbylli të mërkurën pikën kufitare Merdare, pika më e madhe kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA, NATO, BE u shprehën të mërkurën të shqetësuara për zhvillimet në veriun e Kosovës dhe kërkuan vetëpërmbajtje dhe gatishmëri për dialog. Edhe qeveria gjermane u shpreh e shqetësuar për zhvillimet në veri dhe kritikoi retorikën nacionaliste të Serbisë.

Ajo u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin: “Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt.”/eo/

Read Previous

Osmani: Prokurori që e ka dhënë propozimin për lirimin e Pantiqit të japë arsyetime

Read Next

Digjen dy kamionë në Veri të cilët ishin vendosur në barrikada